Lidhje

Presidenti egjiptian El-Sissi në Uashington


Presidenti Donald Trump takoi të hënën në Shtëpinë e Bardhë presidentin egjiptian Abdel Fatah el-Sissi, çfarë konfirmoi atë që zoti Trump e quajti një “marrëdhënie shumë të gjatë dhe të fortë”.

Zoti Trump tha se që prej takimit të tyre të fundit gjatë fushatës presidenciale ai ka qenë shumë i afërt me presidentin el-Siss dhe kërkoi që të dy vendet të punojnë së bashku në luftën kundër terrorizmit.

Ne do të luftojmë sëbashku kundër terrorizmit dhe ne do të jemi miq për një kohë të gjatë. Ne kemi një lidhje të fortë me popullin egjiptian dhe unë pres që të punojmë me presidentin”. tha presidenti Trump.

Presidenti El-Sissi tha se ai kishte një "vlerësim dhe admirim të thellë" për atë që e cilësoi “personalitet unik” të zotit Trump.

Që kur u takuam shtatorin e kaluar unë kam pasur një vlerësim të thellë dhe admirim për personalitetit tuaj unik, veçanërisht për qëndrimin tuaj shumë të fortë në luftën kundër terrorizmit, për të kundërshtuar këtë ideologji të keqe, që sjell shkatërrim të komuniteteve dhe kombe dhe që terrorizon njerëz të pafajshëm. Egjipti dhe unë do të jemi pranë jush në mbështetje të një strategjie efektive kundër terrorizmit”. Tha presidenti el-Sissi.

Ish presidenti Barack Obama i ngriu ndihmat për Kajron pasi ushtria egjiptiane e udhëhequr nga gjeneral Sissi, rrëzoi presidentin e parë egjiptit të zgjedhur në mënyrë demokratike Mohamed Morsi, në vitin 2013. Një vit më vonë Sissi u zgjodh president.

Zoti Obama nuk e ka ftuar Sissin në Shtëpinë e Bardhë dhe ishte kritik ndaj sulmit që regjimi ushtarak i bëri Vëllazërisë Myslimane, e cila përfaqësohej nga presidenti Morsi. Por Sissi e konsideronte vëllazërinë si një grup terrorist.

Takimi në zyrën ovale u ndoq me vëmendje në Kajro ku ka kuriozitet të vazhdueshëm në lidhje me synimet e zotit Trump ndaj Egjiptit dhe botës myslimane. Kjo pas vendimit të presidentit amerikan që të ndalojë udhëtimet e qytetarëve nga gjashtë vende me shumicë myslimane.

Sissi është i pari nga tre kryetarë shtetesh me të cilët presidenti Trump do të takohet këtë javë. Të mërkurën, ai do të takohet me mbretin e Jordanisë ndërsa një ditë më pas zoti Trump do të udhëtojë drejt vendpushimin të tij në Maralago të Floridës, për dy ditë bisedime me presidentin kinez Xi Jinping.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG