Lidhje

Koreja e Veriut në qendër të vizitës së Presidentit Trump në Azi


Presidenti amerikan Donald Trump do ta shfrytëzojë udhëtimin e tij në Azi për konsoliduar më tej presionin ndërkombëtar ndaj Koresë së Veriut, në përpjekje për të mos e lejuar Phenianin të perfeksionojë programin e raketave balistike dhe të armëve bërthamore.

Flitet se Trump mund të ndjekë hapat e disa prej paraardhësve të tij, duke vizituar Zonën e Çmilitarizuar dhe se mund të shfaqet vetëm disa metra larg ushtarëve koreanoveriorë, në anën tjetër të kufirit më të militarizuar të botës.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk është e sigurtë, në se Presidenti Trump do të vizitojë Zonën e Çmilitarizuar.

Mundet që Presidenti të shkojë, me ftesë të Koresë së Jugut, në bazën “Camp Humphries”, 65 kilometra në jug të Seulit, baza amerikane në gadishull, që është po zgjerohet me shpejtësi të madhe.

Gjatë vizitës së tij në Pekin në nëntor, Presidenti pritet t’ia ngrejë çështjen e Koresë së Veriut Presidentit kinez Xi Jinping.

Sanksionet e OKB-së ndaj Koresë së Veriut janë fuqizuar. Një zyrtar i lartë i administratës tha se në kushtet kur Pekini e zhvillon 90 për qind të tregtinë së jashtme me Phenianin, “në se Kina nuk i zbaton plotësisht rezolutat e OKB-së ajo do të minonte vullnetin ndërkombëtar.”

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa e vlerësojnë Kinën për presionin e papracedent që ka ushtruar ndaj Koresë së Veriut, thonë se Pekini mund të bëjë më tepër për këtë çështje.

Ish Presidenti Jimmy Carter ka ofruar të shkojë në Phenian në emër të administratës Trump, diçka që ai e bëri në vitet 1990, pas kundërshtimeve të Presidentit Clinton.

“Deri tani nuk është planfikuar asgjë”, - tha Shtëpia e Bardhë, - “por ne jemi të hapur për të zhvilluar bisedime me cilindo që ka ide me vlerë për zgjidhjen e kësaj krize të tmerrshme”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG