Lidhje

Ftesat e Presidentit Trump ndaj disa politikanëve aziatikë, shkaktojnë habi


Administrata e presidentit Trump po u del në mbrojtje një sërë ftesave për takime në Shtëpinë e Bardhë me disa krerë shtetesh që janë politikanë kontradiktorë, siç është presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte dhe kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha. Qasja e Presidentit Trump ndaj udhëheqësve të Azisë Juglindore ka shkaktuar habi, ndërsa diplomacia e Uashingtonit vazhdon të përqëndrohet tek Kina dhe tensionet me Korenë e Veriut.

Shtëpia e Bardhë të hënën i doli në mbrojtje lëvizjeve të zotit Trump duke thënë se marrëdhëniet më të ngushta me udhëheqësit rajonalë janë të rëndësishme për të siguruar konsensus kundër ambicieve bërthamore të Koresë së Veriut.

"Mendoj se është një mundësi për ne të punojmë me vendet në rajon që mund të ndihmojnë për të izoluar Korenë e Veriut nga ana diplomatike dhe ekonomike. Në fakt, interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara, siguria e njerëzve tanë në rajon, janë përparësia numër një e presidentit."

Grupet e të drejtave të njeriut e kanë kritikuar kryeministrin e Tajlandës Prayuth Chan-ocha që mori pushtetin përmes një grusht shteti dhe po kufizon të drejtat demokratike. Ndërsa presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte është dënuar për vrasjet pa gjyq në kuadër të luftës kundër drogave.

Kohët e fundit, presidenti Trump e quajti Korenë e Veriut një "kërcënim" që shpreson ta eliminojë me ndihmën e Kinës.

Kështu që, kur zoti Trump e quajti udhëheqësin e Koresë së Veriut "një njeri goxha të zgjuar," Kim Jong Un duhet të jetë ndjerë mirë.

((Mandatory cg: Skype))

((ROBERT MANNING, THE ATLANTIC COUNCIL))

"Në kulturën mediatike amerikane, Kim Jong Un shpesh portretizohet si një personazh i filmave vizatimorë dhe ky lloj cilësimi nga zoti Trump është ndoshta shokues për Korenë e Veriut. Do të isha shumë kureshtar të mësoja se si e përpunojnë ata këtë cilësim, pasi nuk mendoj se kanë dëgjuar ndonjë president të thotë gjëra pozitive rreth Koresë së Veriut apo udhëheqësve të saj për një kohë shumë, shumë të gjatë, në mos asnjëherë."

Robert Manning është hulumtues në organizatën “Këshilli i Atlantikut”. Ai thotë se zoti Duterte është një lojtar i rëndësishëm në rajon dhe është në interesin e Shtetevet të Bashkuara të riparojnë lidhjet, megjithëse mund të mos jetë e lehtë.

((Mandatory cg: Skype))

((ROBERT MANNING, THE ATLANTIC COUNCIL))

"E di se, Duterte ka një antipati të brendshme ndaj Shteteve të Bashkuara. Mendoj se ajo vjen pjesërisht nga e shkuara jonë e ndërlikuar kur ishim një fuqi kolonizuese aty."

Por zoti Manning thekson gjithashtu se udhëheqësi i Filipineve nuk do të jetë ndonjë ndihmë për të kontrolluar situatën me Korenë e Veriut.

((Mandatory cg: Skype))

((ROBERT MANNING, THE ATLANTIC COUNCIL))

"Çështja e Koresë së Veriut ka qënë një çështje e ndërlikuar për katër presidentë. Nuk ka asnjë opsion të mirë dhe nuk është e qartë për mua në se do të ketë një zgjidhje përsa kohë që në Phenian është ky regjim në pushtet."

Zoti Manning thotë se politika afatgjatë e zotit Trump në rajonin e Azisë Lindore dhe Paqësorit nuk është e qartë dhe se qasje e tij ndaj disa krerëve të debatueshëm atje mund të jetë një hap paraprak për një seri takimesh rajonale të niveleve të larta ku ai ka në plan të marr pjesë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG