Lidhje

Uashington, mblidhen anëtarë të një shoqate pro-Trump

Qindra përkrahës të zotit Trump mbërritën dje në Uashington me motoçikleta në përgatitje për inaugurimin e presidentit të ri. Shoqata "Motoçiklistët për Trumpin" ka siguruar një vend pranë bulevardit ku do të zhvillohet parada e inaugurimit.

Chris Cox, themelues i shoqatës i tha rrjetit Fox se kur u mblodhën për herë të parë anëtarët e saj në tetor 2015, njerëzit i tallnin. Fillimisht shoqata kishte rreth 100 anëtarë, por tani ka afro 200 mijë, sipas zotit Cox.

Founder Chris Cox says Bikers for Trump "started as a result of the outspoken nature of Donald Trump and the bikers' frustration with the direction this country was going," Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

"Motoçiklistët për Trumpin" filloi si rezultat i mënyrës se si zoti Trump shprehej hapur dhe reflektonte irritimin e motoçiklistëve me mënyrën si po udhëhiqej vendi dhe drejtimin që kishte marrë. Ne jemi një forcë reale, jemi një fenomen politik," thotë zoti Cox.

Ai parashikon se në Uashington do të mblidhen 5 mijë motoçiklistë për të ndjekur paradën. Ky mund të jetë grumbullimi më i madh i organizuar nga një organizatë private në Ditën e Inaugurimit.

Themeluesi i shoqatës shpreson se ky grupim do të evolojë dhe të shndërrohet në një forcë edhe më të madhe dhe ndoshta në një grupim politik, të ngjashëm me organizatat evangjeliste, apo sindikatat punëtore.

The bikers rode through Washington's Georgetown neighborhood, then turned around and retraced their path to Virginia, Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)
The bikers rode through Washington's Georgetown neighborhood, then turned around and retraced their path to Virginia, Jan. 19, 2017. (J. Fatzick/VOA)

Rreth 200 anëtarë të grupit organizuan një parakalim me motoçikleta dje, duke filluar në dalje të Uashingtonit dhe duke u futur më pas në lagjen historike Georgetown në kryeqytetin e vendit.

XS
SM
MD
LG