Lidhje

Presidenti Trump shpreson për sukses në bisedimet mes dy Koreve


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se ai shpreson që bisedimet e reja mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të zgjerohen “përtej Lojërave Olimpike” dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë “në kohën e duhur”.

Presidenti Trump dha sot një konferencë të pazakontë për shtyp nga rezidenca presidenciale në Camp David, ku po takohet me ligjvënës republikanë. Në lidhje me bisedimet e ardhshme ndërmjet Seulit dhe Phenianit, Presidenti Trump tha se “shpresoj që të shkojnë mirë”.

“Do të dëshiroja t’i shikoja duke u zgjeruar përtej Lojërave Olimpike. Dhe në kohën e duhur, do të përfshihemi”, shtoi ai.

Dje, Koreja e Veriut pranoi ofertën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë rreth Lojërave Olimpike. Bisedimet do të zhvillohen më datë 9 janar në fshatin e armëpushimit, “Panmunjom”, në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG