Lidhje

Presidenti i zgjedhur Trump vazhdon takime përzgjedhjen e kabinetit


Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, po vazhdon takimet me kandidatët e mundshëm për anëtarë të kabinetit të tij qeveritar. Zoti Trump u takua të dielën në qendrën e tij luksoze të golfit në Bedminster të Nju Xhersit, me dy nga mbrojtësit e tij më të palëkundur gjatë fushatës së zgjatur presidenciale, me ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudy Giuliani, dhe guvernatorin e Nju Xhersit, Chris Christie.

Zoti Giuliani është një simbol i qëndrueshmërisë amerikane kundër terrorizmit islamik pas sulmeve terroriste të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington.

Megjithëse ka pak eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ai ka kërkuar emërimin si sekretar shteti, që është posti më i lartë diplomatik i vendit. Zëvendëspresidenti i zgjedhur, Mike Pence, i tha kanalit Fox News se Mitt Romney, ish-kandidat republikan për president në vitin 2012, u takua të shtunën me zotin Trump dhe se është duke u marrë në konsideratë për postin e sekretarit shteti, së bashku me personalitete të tjera të shquara amerikane.

XS
SM
MD
LG