Lidhje

Trump i jep fund mitingjeve paszgjedhore


Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në përfundimin të turneut të falenderimeve - një seri mitingjesh për të festuar fitoren e tij zgjedhore muajin e kaluar - në një fjalim në Alabama shprehu pikëpamjen e tij se si gazetarë të pandershëm u përpoqën ta përshkruajnë atë si kandidat republikan i cili nuk mund të fitonte.

Para një audience prej disa mijëra njerëzve në qytetin Mobile me rreth 200.000 banorë, zoti Trump tha se fushata e tij kishte filluar me njoftime të padrejta.

Si edhe në mitingjet e mëparshme, Donald Trump përsëriti premtimet për të ndërtuar një mur në kufirin meksikan dhe për të rinegociuar marrëveshjet amerikane të tregtisë. Ai theksoi synimin e tij për të filluar vetingun ekstrem të emigrantëve, për të mos lejuar hyrjen e ekstremistëve.

Në tubimin e së shtunës organizuar nga Partia Republikane mori pjesë edhe senatori Jeff Sessions i shtetit Alabama, i emëruar nga zoti Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së.

Nga Alabama, Donald Trump fluturoi për në Florida për t'u ribashkuar me familjen e tij, e cila arriti atje të premten për pushime me rastin e Krishtlindjeve.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG