Lidhje

3 vjet burg për ish-avokatin e Pres. Trump


ish-avokati personal i presidentit Trump, Michael Cohen, i cili kishte thënë më parë se ishte gati të bënte gjithshka për presidentin Trump, u dënua sot me 36 muaj burg nga një gjykatë në Uashington.

Prokurorët kishin kërkuar që Michael Cohen të dënohej me katër deri në pesë vjet burg për krime të lidhura me financat e fushatës, për pagesat prej mijëra dollarësh për dy gra që thonë se kanë patur marrëdhënie me zotin Trump.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se dënimi i tij mund të ketë të bëjë edhe me gënjeshtra ndaj Kongresit, si edhe mashtrime bankare dhe me taksat, lidhur me punët e tij personale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG