Lidhje

Avokati: Trump kishte plane të ndërtonte kullë në Moskë


Avokati personal i presidentit Donald Trump pranoi se gjatë zgjedhjeve brenda Partisë Republikane, kompania e presidentit ishte duke parë mundësinë e ndërtimit të një kulle Trump në Moskë, por hoqi dorë nga planet "për një sërë arsyesh biznesi".

Avokati, Michael Cohen, i bëri të ditura hollësitë të hënën përpara komisionit të zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve. Komisioni po shqyrton ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Zoti Cohen thotë se ka punuar për një plan të tillë me Felix Sater, një bashkëpunëtor i lindur në Rusi, i cili pretendonte se kishte lidhje të thella në Moskë.

Lajmi u njoftua fillimisht nga gazeta Washington Post. Ndërkohë, gazeta New York Times njoftoi për emailet në të cilat Sater i mburrej avokatit të zotit Trump se një marrëveshje për ndërtimin e kullës në Moskë mund ta ndihmonte zotin Trump të zgjidhej.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG