Lidhje

Sean Spicer, sekretari i shtypit i administratës së re


Presidenti i zgjedhur Donald Trump bëri të njohur ekipin e tij komunikimit. Ai tha të enjten se Sean Spicer do të jetë Sekretari i tij i Shtypit. Spicer ka qenë drejtor i komunikimit në Komitetin Kombëtar Republikan.

Nga emërimet e tjera në sektorin e shtypit, Jason Miller do të jetë drejtor i komunikimit, zëdhënësja e fushatës Hope Hicks do të jetë drejtoreshë e komunkimit strategjik, ndërsa Dan Scavino në postin e drejtorit për mediat sociale.

Hicks dhe Scavino kanë qenë anëtarë të fushatës së zotit Trump që në fillim të saj, ndërsa Zoti Miller ju bashkua fushatës pasi Trump u bë kandidati i Partisë Republikane për President.

Sean Spicer thuhet se ka njohje me shefin e ardhshëm të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus.

XS
SM
MD
LG