Lidhje

Pasiguri për të ardhmen e përfituesve të DACA-s


E ardhmja e pothuajse 800 mijë të rinjve që u sollën ilegalisht që fëmijë në Shtetet e Bashkuara është e paqartë në këtë fundviti kur legjislacioni i papërfunduar në Kongres mund të çojë në mbyllje të qeverisë.

Në fillim të këtij viti Presidenti Donald Trump anuloi vendimin e administratës Obama, që i mbronte këta të rinj nga deportimi, i njohur ndryshe si programi DACA. Kjo nxiti protesta mbarëkombëtare të mbështetësve të programit.

Presidenti Trump i ka bërë thirrje Kongresit të miratojë ligjin që do t'u siguronte përfituesve të programit status të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, përpara se ai të përfundojë në mars të vitit 2018.

Disa demokratë kanë premtuar të votojnë kundër çdo projektligji që lidhet me buxhetin, i cili nuk përfshin një zgjidhje për programin DACA. Ata kanë kërcënuar me mbyllje të qeverisë në përfundim të financimit për këtë vit buxhetor.

Lëvizjet në drejtim të ndonjë marrëveshjeje dypartiake u zvarritën përpara një takimi të planifikuar që u zhvillua të martën kur presidenti Trump shkroi në tuiter se ai "nuk shihte ndonjë marrëveshje" mes udhëheqësve demokratë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësueve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG