Lidhje

SHBA: Javët e ardhshme vihen në provë politikat dypartiake

  • Jim Malone

Presidenti Donald Trump thotë se udhëheqësit demokratë në Kongres janë “shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje lidhur me një program për mbrotjen e imigrantëve të rinj që kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara kur ishin fëmijë, të ashtuquajtur “ëndërrimatrët”. Presidenti bëri komente të nesërmen e një darke në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësit demokratë Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer, shembulli më i fundit që duket të jetë një ndryshim strategjik i politikës në Uashington: bashkëpunimi me partinë e opozitës.

((NARRATOR))Presidenti Trump po i vë theks një të ri punës me demokratët për reformën e taksave dhe çështje të tjera, megjithë mosmarrëveshjet e mëdha në të kaluarën.

((PRESIDENT DONALD TRUMP))

“Nëse i hedh një vështrim ligjeve më të shkëlqyera që janë miratuar në këtë vend në të kaluarën, ato janë miratuar nga të dyja partitë,” – tha Presidenti.

Në fokusin e darkës që shtroi Presidenti për udhëheqësit demokratë Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer ishte çështja e imigracionit

((PRESIDENT DONALD TRUMP))

“Mendoj se jemi shumë pranë marrëveshjes, por duhet siguri e madhe në kufi,” – tha zoti Trump.

Demokratët janë të gatshëm për bashkëpunim, por kjo nuk përfshin mbështetjen për murin në kufirin me Meksikën.”- thotë senatori Schumer:

((SEN. CHUCK SCHUMER, DEMOCRATIC LEADER))

“Unë ja bëra të qartë Presidentit se nuk ka për të patur mur. Ja kam thënë vazhdimisht. Ai më tha një herë “rishikojeni çështjen e murit”. Unë i thashë “Jo”.

Shumë republikanë janë kundër kontakteve me demokratët, që filluan me një marrëveshje javën e kaluar, për çështjen e buxhetit dhe për rritjen e tavanit të borxhit.

Pas dështimit për eliminimin dhe zëvendësimin e programit Obamacare, synimi i ardhshëm i Kongresit është reforma e taksave, thotë Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan.

“Do të doja shumë që demokratët ta mbështesnin dhe të punonin me ne në mënyrë konstruktive për reformën e taksave. Në çdo rast, ne kemi për ta miratuar ligjin”, - tha zoti Ryan.

Prirja e zotit Trump për bashkëpunim me demokratët mund ta ndihmojë atë, thotë analisti John Hudak:

“Kjo është diçka e mirë për presidentin në përgjithësi, megjithëse bashkëpunimi me demokratët nuk është diçka që baza republikane e mirëpret. Por në fund, kjo është një arritje me të cilën ai mund të mburret.”

Bashkëpunimi me zotin Trump mund të shkaktojë reagim të ashpër tek baza e demokratëve, thotë analisti Bill Galston:

“Demokratët po shpresojnë tek energjia e bazës për të siguruar një rezultat më të mirë në zgjedhjet e mesit të mandatit,”- thotë analisti.

Fryma e bashkëpunimit e zotit Trump me demokratët bart edhe rreziqe, thotë

“Republikanët e zakonshëm dhe ata më konservatorë nuk kanë për taambështetur këtë qasje. Këto lloj ndarjesh janë pikërisht ato që e përçajnë një parti, jo vetëm politikisht, por edhe përsa i përket aftësisë për të përcaktuar politika në të ardhmen.”

Vendi mbetet i polarizuar, por anketat tregojnë se votuesit kërkojnë parti politike që të bashkëpunojnë me njëra tjetrën, thotë Frank Newport, i firmës anketuese Gallup:

“Kur e pyetëm së fundi publikun, në se zyrtarët duhet të bëjnë kompromise, apo të mbrojnë parimet, shumica thanë “Jo, ne duam që udhëheqësit tanë të bëjnë kompromise, nuk duam të mbrojnë fort parimet,”- thotë anketuesi.

Bashkëpunimi mes të dy partive do të vihet në provë javët e ardhshme, kur Kongresi do të përpiqet të miratojë refomën e taksave, të shërbimit shëndetësor, imigracionin dhe buxhetin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG