Lidhje

Anketat: Trump, presidenti i zgjedhur me më pak mbështetje


Sipas disa anketave të kohëve të fundit, Presidenti i zgjedhur Donald Trump po e fillon mandatin e tij 4-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, si njëri prej presidentëve amerikanë më pak popullorë në disa dekada, një konkluzion që ai e hodhi poshtë menjëherë.

Sipas anketës së përbashkët të gazetës The Washington Post dhe televizionit ABC News, tri ditë para inaugurimit të Presidentit të premten, se ai zoti Trump do të jetë presidenti i ri me popullaritet më të vogël, se sa të paktën 7 presidentët më të fundit amerikanë. Një tjetër anketë, e ditëve të fundit e CNN-it, arrin në përfundimin se votuesit amerikanë kanë pikëpamje shumë negative për mënyrën se si e trajtoi tranzicionin e pushtetit në periudhën pas zgjedhjeve të nëntorit.

"Të njëjtët njerëz që zhvilluan anketimet e rreme parazgjedhore, janë duke bërë të njëjtën gjë tani”, - tha presidenti i zgjedhur përmes një mesazhi në Twitter.

Ai tha: “Njerëzit janë duke vërshuar në Washington në shifra rekord, ditët e ardhshme kanë për të qenë të shkëlqyera!”

XS
SM
MD
LG