Lidhje

Merkel drejtuar Trumpit: Fati i Evropës, në duart tona


Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se do të kërkojë të arrijë në marrveshje me presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Donald Trump pas betimit të tij, por këmbënguli se Evropa do të ndjekë rrugën e saj pavarësisht diferencave me udhëheqësin e ri amerikan.

Komentet e zonjës Merkel ishin në përgjigje të një interviste që zoti Trump dha në fundjavë, duke alarmuar disa udhëheqës evropianë me përsëritjen që i bëri kritikës së vjetër lidhur me NATO-n si dhe kur e quajti gabim historik përgjigjen që Gjemania i dha krizës së emigrantëve.

Mendoj se në evropianët e kemi fatin tonë në duart tona dhe do të mbështesja fort mendimin se ne qëndrojmë të bashkuar”, u tha zonja Merkel 27 udhëheqësve të Bashkimit Evropian.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në Berlin ajo tha se anëtarët e BE-së do të punojnë bashkë për të “luftuar terrorizmin, për të siguruar kufijtë e unionit, për të garantuar sigurinë e brendëshme, për të punuar sëbashku për një treg të vetëm si dhe për të krijuar vende pune”.

Ajo shtoi se qëndrimet e zotit Trump mbi Evropën janë të njohura. “Presidenti i zgjedhur i ka nënvizuar pikëpamjet e tij. Sapo të marrë detyrën ne natyrisht do të bashkëpunojmë me administratën e re dhe do të shohim se çfarë lloj marrëveshje mund të arrijmë”.

Duke folur të dielën për revistën “Times” të Londrës dhe gazetën gjermane “Bild” zoti Trump tha se “NATO është vjetëruar pasi është projektua shumë vite përpara”. Ai përsëriti një nga ankesat e tij të bëra edhe në fushatë se “vendet e aleancës nuk po paguajnë aq sa duhet për mbrotjen e tyre”.

Më herët gjatë ditës, ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier tha se komentet e zotit Trump shkaktuan “surprizë dhe ankth” mes vendeve anëtare të NATO-s. “Ne duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë pasojat e politikes amerikane”, tha ai.

Sekretari i përgjithsëm i NATO-s Jens Stoltenberg nëpërmjet një deklarate lexuar nga zëdhënësi i tij, u shpreh se po pret të bashkëpunojë me zotin Trump. “Ai është absolutisht i bindur se administrata e re do t’i mbetet angazhimit në kuadër të Nato-s”, thuhet në deklaratë. “Një NATO e fortë është diçka e mirë për Shtetet e Bashkuara ashtu si dhe për Evropën”, tha zoti Stoltenberg.

Rusia tha të hënën se është tepër herët për të komentuar mbi propozimet e presidentit të zgjedhur Donald Trump, i cili sugjeroi në intervistë se do të mbështesë heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë në këmbim të një marrëveshjeje për të pakësuar arsenalin e saj bërthamor.

"Le të presim deri sa zoti Trump të marë detyrën para se ne të japin vlerësimin tonë për çdo nismë të tij", tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov, në një konferencë shtypi.

Presidenti i zgjedhur amerikan kritikoi ndërhyrjen e Rusisë në Siri dhe përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke thënë se kjo aleancë është e vjetëruar dhe shumë vende anëtare të saj nuk paguajnë pjesën që u takon. Por ai tha gjithashtu se "NATO-ja është shumë e rëndësishme për mua".

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG