Lidhje

Presidenti Trump komenton për urdhërin ekzekutiv


Presidenti Donald Trump tha se beteja ligjore lidhur me urdhrin e tij ekzekutiv për refugjatët dhe emigracionin mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë.

Duke folur sot me gazetarët, zoti Trump tha se do ta vazhdojë betejën për t’i dalë në mbrojtje urdhrit ekzekutiv nëpër të gjitha hallkat e sistemit. Ai shtoi megjithatë se shpreson që çështja të mos shkojë deri në Gjykatën e Lartë.

Urdhri ekzekutiv i zotit Trump e ka pezulluar programin amerikan për pranimin e refugjatëve dhe ndalon hyrjen e udhëtarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane. Gjatë fundjavës, një gjykatës në Seattle e bllokoi përkohësisht urdhrin, duke u bërë objekt kritikash të ashpra nga ana e Presidentit.

Ndërkohë, sot, Sekretari i Sigurisë Kombëtare, John Kelly, u tha ligjvënësve se ai duhet ta kishte shtyrë zbatimin e urdhrit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG