Lidhje

Trump: akuzat për ngacmimin e grave, të rreme


Kandidati republikan për president Donald Trump tha të enjten se akuzat ndaj tij të katër grave se i kishte ngacmuar pa dashje janë “plotësisht të rreme”.

Trump tha në një miting në Florida se “akuzat ndaj tij janë të fabrikuara dhe të sajuara, madje gënjeshtra.” Ai tha se ai ka “fakte për të provuar se akuzat ndaj tij nuk ekzistojnë” dhe se ai “do t’i bëjë ato publikisht shumë shpejt”.

Trump tha se rivalia i tij në zgjedhjet e 8 nëntorit, demokratja Hillary Clinton dhe i shoqi, ish Presidenti Bill Clinton, "e dinë shumë mirë se akuzat e ngritura ndaj tij nuk janë të vërteta”, pa dhënë hollësira. Ai tha se mediat mbështesin Hillary Clintonin dhe i kanë publikuar akuzat ndaj tij për ta penguar atë në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Trump i hodhi poshtë akuzat e katër grave se ai i kishte ngacmuar ato seksualisht, vetëm disa ditë pas publikimit të videos, ku ai thonte se meqenëse ai ishte njeri i famshëm, gratë e lejonin që t’i ngacmonte.

XS
SM
MD
LG