Lidhje

Presidenti thekson rritjen e ekonomisë amerikane


Presidenti Donald Trump vlerësoi rritjen e konsiderueshme ekonomike në tremujorin e dytë të vitit, duke thënë se “jemi drejt realizimit të rritjes më të fuqishme mesatare vjetore që prej 13 vjetësh”.

Ekonomia amerikane u rrit me 4.1 për qind në tremujorin e dytë, ritmi më i shpejtë në afro katër vjet, njoftoi të premten Departamenti i Tregëtisë.

Rritja e tremujorit të dytë e prodhimit të brendshëm bruto, një masë e mallrave dhe shërbimeve prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ishte më e madhja që nga rritja 4.9 për qind e tremujorit të tretë të vitit 2014 dhe në përputhje me parashikimet e ekonomistëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG