Lidhje

Presidenti Trump bën thirrje për konfirmimin e gjykatësit Gorsuch


Presidenti amerikan Donald Trump e përdori fjalimin javor të premten, për të vlerësuar kandidatin për anëtar të Gjykatës së Lartë, Neil Gorsuch, duke thënë se ai ishte “jashtëzakonisht i kualifikuar."

Demokratët e Senatit ishin të premten një hap më pranë votave të mjaftueshme për të bllokuar votimin për konfirmimin e kandidatit të Gjykatës së Lartë, pasi tre senatorë të tjerë demokratë u shprehën kundër kandidaturës së tij për postin.

Demokratët po përpiqen të përdorin një pengesë proceduruale, sipas së cilës duhet 60 vota për të lejuar një votim në senatin me 100 anëtarë. Republikanët e Senatit shpresojnë që të votojnë më 7 prill për të konfirmuar gjykatësin e apelit, një konservator që presidenti republikan e zgjodhi si kandidat në janar.

Republikanët kanë shumincën në senat, me 52 anëtarë ndërsa demokratët kanë 48. Por nëse demokratët arrijnë të sigurojnë 41 vota, ata do të ishin në gjendje që të pengonin mbajtjen e votimit. Deri të premten pasdite, 36 demokratë kishin shprehur mbështetjen për një procedurë të tillë. Dy demokratë kanë thënë se e mbështesin gjykatësin Gorsuch. Dy të tjerë kanë shprehur kundërshtim ndaj tij por nuk e kanë bërë të qartë nëse do të mbështessnin procedurën për bllokimin e votës për konfirmimin e tij.

Nëse konfirmohet nga Senati për të zënë vendin e gjykatësit konservator Antonin Scalia I cili vdiq në shkurt të vitit 2016, zoti Gorsuch do të rivendoste shumicën konservatore në gjykatën me nëntë anëtarë në një kohë kur republikanët kontrollojnë Kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG