Lidhje

Trump kritikon Kinën për tarifat tregtare


Presidenti i SHBA, Donald Trump kritikoi sot atë që ai e quajti "tregti pa kuptim" me Kinën, duke thënë se prodhuesit amerikanë të makinave janë dëmtuar nga tarifat ndaj eksporteve të tyre, ndërkohë që SHBA u vendos taksa shumë më të ulta automjeteve që vijnë nga Kina.

"Kur një makinë dërgohet nga Kina në Shtetet e Bashkuara, - shkruan Presidenti Trump në Twitter -, tarifa është 2,5 për qind. Kur një makinë i dërgohet Kinës nga Shtetet e Bashkuara, tarifa është 25 për qind. A ju duket kjo tregti e lirë apo e ndershme? Jo, kjo tingëllon si tregti pa kuptim që vazhdon prej vitesh.”

Shitjet në SHBA të makinave të prodhuara në Kinë janë minimale, por disa prodhues amerikanë kanë filluar të prodhojnë modele të caktuara në Kinë për t’i eksportuar në SHBA.

Kritikat e Presidentit Trump ndaj Kinës vijnë një ditë pas parashikimit të tij se dy vendet do të arrijnë të zgjidhin grindjet e fundit lidhur me tarifat tregtare, që dy ekonomitë më të mëdha të botës kërcënojnë të imponojnë mbi njëra-tjetrën. Tarifat përfshijnë mallra me vlerë prej qindra miliarda dollarësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG