Lidhje

Donald Trump emëron mbështetës besnikë në detyra kyçe


Emërimet më të fundit të presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshijnë disa prej mbështetësve më besnikë të tij që prej fillimit të fushatës. Dhe sikurse zoti Trump disa prej njerëzve të caktuar për të shërbyer në administratën e re, kanë nxitur polemika me deklaratat e tyre që i përkasin linjës së ashpër lidhur me çështje të tilla si migracioni i paligjshëm apo qëndrimi ndaj myslimanëve.

Njeriu që do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare i Donald Trumpit, gjenerali në pension Michael Flynn, është nga mbështetësit e hershëm të kandidimin e tij. Ish specialist për zbulimin në ushtri, zoti Flynn u bë një prej këshilltarëve kryesorë të zotit Trump për çështjet e sigurisë gjatë fushatës elektorale. Por shpesh ai ka shkaktuar shqetësime me komente të tilla si “frika ndaj myslimanëve është e arësyeshme”.

“Islami është një ideologji politike. Ai fshihet pas idesë së fesë”, është shprehur gjenerali Flynn në të kaluarën.

Zoti Trump është shprehur në favor të përdorimit të torturës për sigurimin e informacionit. Po ashtu ligjvenësi Mike Pompeo, i emëruar prej tij si drejtor i CIA-s e ka kritikuar administratën e presidentit Obama për refuzimin e disa teknikave të përdorura për të nxjerrë informacione nga të dyshuarit për akte terrori.

Ndërkohë një nga senatorët e parë që ka mbështetur zotin Trump është caktuar të jetë prokurori i përgjithshëm. Sikurse zoti Trump, Jeff Sessions është dyshues lidhur më refugjatët myslimanë.

“Pa bërë kontrolle të imtësishme dhe të mjaftueshme për të kaluarën e atyre që do të pranojmë si refugjatë, do të jetë e vështirë të parandalosh ardhjen edhe të atyre që kanë prirje terroriste”

Zoti Sessions i përket linjës së ashpër lidhur me migrimin e paligjshëm.

Kush ka më shumë të drejta për punë në këtë vend? Një emigrant i paligjshëm, një që ka kartë jeshile apo shtetësi, apo një person që ka hyrë në mënyrë të paligjshme?

Si çdo president i zgjedhur, Donald Trump por mbledh rreth vetes njerëz të cilët ndajnë të njëjtat pikëpamje me të. Kundështarët e zotit Trump po sulmojnë perzgjedhjet e tij. Qëndra ligjore për studime për varfërinë e akuzoi zotin Sessions se është reshtuar me ksenofobët dhe grupet raciste. Ndërkohë demokratët kanë vënë në pikëpyetje temperamentin e zotit Flynn.

“Nuk kemi të bëjmë me dikë që ka prirjen të bëjë një shqyrtim të thellë të çështjeve. Kemi të bëjmë me dikë që bën gjykime të nxituara mbi çështje të cilat ndoshta nuk i kupton plotësisht”- thotë ligjvenësi demokrat Adam Schiff.

Shefi i stafit të zotit Trump, Reince Priebus ka dalë në mbrotje të të gjitha zgjedhjeve që ai ka bërë.

“Ata do të bëjnë gjithshka kanë mundësi për të mbrojtur dhe siguruar vendin tonë këtu dhe jashtë, çdo ditë.

Kandidaturat e Jeff Session dhe Michael Flynn do të përballen me seancat dëgjimore të senatit.

“Gjëja më e drejtë është të bësh sa më shumë pyetje të plota dhe më pas të krijosh një gjykim”- thotë senatori demokrat Chuck Schumer.

Por pakica demokrate do ta ketë të pamundur të bllokojë emërimet e zotit Trump për administratën.

XS
SM
MD
LG