Lidhje

Trump kërkon vendosjen e Gardës Kombëtare në kufirin me Meksikën


Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare për të shtuar sigurinë tek kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, shifrat nuk tregojnë që kufiri është "më shumë i rrezikuar", sikurse ai shkroi në Tweeter të dielën e kaluar.

Vlerësimi i kërcënimit në kufi bëhet zakonisht përmes numrit të imigrantëve pa dokumente që kapen nga agjentët e Zyrës Doganore dhe Kontrollit Kufitar, shkurt CBP.

Në kufirin jugperëndimor, shifrat tregojnë se në vitin 2017, u ndaluan rreth 303,916 imigrantë të paligjshëm.

((https://www.cbp.gov/sites/default/files/assets/documents/2017-Dec/BP%20Southwest%20Border%20Sector%20Apps%20FY1960%20-%20FY2017.pdf ))

"Kjo është shifra më e ulët në një kohë të gjatë. Ky është numri më i vogël i meksikanëve që ndalohen në kufi në 50 vitet e fundit. ", i tha Zërit të Amerikës Andrew Selee, president i Institutit të Politikave të Emigracionit.

Që nga fundi i vitit 2017 ka patur një shtim të vogël të kapjeve.

"Më në fund kemi arritur në pikën kur numri i njerëzve që ndalohen në kufi është mbajtur nën kontroll, të paktën kemi një numër të balancuar…" - tha Andrew Selee.

Por Mark Krikorian, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Studimeve për Imigracionin, thotë se:

"Arsyeja përse shifra ka rënë, është se në SHBA po hyjnë një numër më i vogël mekiskanësh….Shifrat e kontrolleve në kufitare tregojnë për pakësimin e imigrantëve të kapur, ngaqë shpesh janë të njëjtit njerëz që vijnë vazhimisht… Ky problem nuk ka për t'u zhdukur kurrë."

Ç'është Karvani?

Twitet e Donald Trumpit tregojnë se vendimi që kufiri të sigurohet nga ushtria, u mor për shkak të një karvani prej më tepër se 1 mijë e 100 imigrantësh nga Amerika Qendrore, që u nis për një udhëtim prej më tepër se 4 mijë kilometrash nga kufiri i Guatemalës me Meksikën drejt kufirit amerikan.

“Pueblo Sin Fronteras”, “Popuj pa Kufi”, organizata jo-qeveritare që organizoi pelegrinazhin e përvitshëm, thotë se udhëtimi synon të dramatizojë gjendjen e vështirë të imigrantëve.

"Ëndërra jonë është të ndërtojmë ura solidariteti mes popujve dhe për t'i rrëzuar muret e kufirit, të vendosura nga ndjenja e lakmisë", - shkruan në faqen e tij në internet, Pueblo Sin Fronteras

((http://www.pueblosinfronteras.org/index.html )).

Por Mark Krikorian i Qendrës së Studimeve për Imigracionin, thotë se karvani ishte organizuar “qëllimisht, si një provokim" dhe se thirrja e Gardës Kombëtare është përgjigja e përshtatshme. "Çështja e karvanit e nxiti gjithshka…Nuk ka rëndësi se kush do ta kalojë kufirin, duhet që nga ana jonë të ketë një përgjigje të vendosur. Përndryshe, ne i çojmë një mesazh njerëzve që nuk kanë hyrë ende në karvan…Edhe pse shifrat e hyrjes së imigrantëve në kufi kanë rënë, ne duhet të jemi të vendosur në qëndrimin tonë", thotë Krikorian.

Të enjten, me njoftimin se karvani i njerëzve u shpërbë në jug të kufirit amerikan, Presidenti Trump shkoi një Tweet prej fitimitari:

(( https://twitter.com/realDonaldTrump/status/981859214380462081))

Të tjerë mendojnë se thirrja e Gardës Kombëtare për ndihmë ishte një zgjidhje për një problem që nuk ekzistonte.

"Karvani thjesht donte të tregonte se po e bënin këtë veprim hapur, se ata do t'i dorëzoheshin patrullës kufitare" - i tha Zërit të Amerikës David Bier, analist për imigracionin në instituttin CATO. "Pra, nuk ka nevojë për përforcime në kufi, apo për vendosjen e ushtrisë, duke patur parasysh situatën, pra që nuk kishte ndonjë krizë." - thotë analisti.

Thirrja për ndihmë e Gardës Kombëtare

Vendosja e trupave nuk është thjesht një njoftim. Garda Kombëtare është një forcë ushtarësh rezervë, nën patronazhin e shteteve amerikane në kufi me Meksikën, që do të thotë se guvernatorët e Arizonës, Nju Meksikos, Teksasit dhe Kalifornisë, duhet të hedhin firmën për vendosjen e tyre. Deri tani, askush nuk ka rënë dakord publikisht për këtë.

“Kam folur me guvernatorët dhe do të flas përsëri me ta … jemi duke i vazhduar negociatat", - i tha televizionit Fox News të enjten Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen.

Gazeta "Los Angeles Times" njofton se Garda Kombëtare e Kalifornisë i ka tashmë 250 pjesëtarë të saj, që punojnë në misionet kundër drogave të paligjshme, përfshirë 55 vetë përgjatë kufirit.

Në se aktivizohet Garda Kombëtare, veprimet e saj do të ishin të kufizuara.

"Ushtrisë i ndalohet të marrë pjesë në çdo aktivitet për zbatimin e ligjit brenda vendit. Kur presidentët Obama dhe Bush vendosën Gardën Kombëtare në vitet 2010 dhe 2006, pjesëtarët e saj hapën transhe dhe vëzhgonin Forcat e Sigurisë Kufitare, kjo ndoshta ka për t'i frikësuar imigrantët që përpiqen të kalojnë kufirin", thotë analisti Bier.

Nga viti 2006 në 2008, George W. Bush vendosi 6,000 anëtarë të Gardës Kombëtare, kur qeveria po përpiqej të punësonte më tepër agjentë të Zyrës Doganore dhe Kontrollit Kufitar. Barack Obama aktivizoi 1,200 Roje Kombëtare në vitet 2010 deri 2012 për të fuqizuar sigurinë kufitare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG