Lidhje

Carter: administrata Trump të ruajë partneritetin me NATO-n


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, thotë se administrata e presidentit të zgjedhur Donald Trump duhet të ruajë partneritetin me NATO-n dhe aleatët në Azi-Paqësor, duke mbajtur njëkohësisht përgjegjëse Rusinë lidhur me misionin e saj të deklaruar për të luftuar terroristët në Siri dhe për të ndihmuar që t’i jepet fund luftës atje.

Rekomandimet vijnë në një letër që sekretari Carter, ashtu si edhe sekretarë të tjerë të kabinetit, kanë përgatitur për të vënë në dukje arritjet e departamenteve të tyre gjatë presidencës tetë-vjeçare të Barack Obamës.

Dokumentet u publikuan sot, së bashku me një letër të presidentit Obama, ndërkohë që mbeten rreth rreth dy javë para se zoti Trump të vijë në Shtëpinë e Bardhë.

Sekretari Carter vinte në dukje kundërpërgjigjen e SHBA ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, si shtimi i stërvitjeve të përbashkëta ushtarake dhe dërgimi i pajisjeve në rajon.

"Shtetet e Bashkuara, - thuhej në dokument, - duhet të mbeten të angazhuara ndaj NATO-s - një aleancë e mbështetur nga forca, për të siguruar përparim të vazhdueshëm si dhe për të penguar e për t’u mbrojtur nga agresioni rus në Evropë”.

XS
SM
MD
LG