Lidhje

Peter Navarro në ekipin e zotit Trump


Ai shkroi librin me titull "Death By China", "Vdekja nga Kina". Tani është pjesë e Administratës Trump dhe drejton Këshillin e ri të sapokrijuar të Shtëpisë së Bardhë për Tregëtinë. Është një lëvizje që po merr vëmendje serioze.

Peter Navarros, në dokumentarin "Death By China" është kritik i mënyrës sesi Amerika bën biznes me Kinën. Dhe tani, ai është anëtar i administratës së presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Ekipi i tranzicionit të zotit Trump publikoi një deklaratë të mërkurën ku thotë se Navarro...

...një ekonomist në Universitetin Irvine të Kalifornisë, "do të pakësojë deficitin tone, do të zgjerojë rritjen dhe do të ndihmojë në pakësimin e eksodit të vendeve të punës jashtë vendit."

Të enjten, Pekini publikoi nga ana e tij një deklaratë:

"Ne shpresojmë se Shtetet e Bashkuara mund të punojnë përkrah Kinës për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qëndrueshme zhvillimi Kinë-SHBA, që i shërben interesave të të dyja vendeve dhe janë të favorshme për zhvillimin dhe prosperitetin botëror."

Duke folur përmes Skype, analisti Harry Kazianis tha se Navarro është personi i duhur për këtë pozitë:

"Mendoj se është mirë të kesh dike që e kupton marrëdhënien SHBA-Kinë...

...në nivelin ekonomik, strategjik, por edhe ushtarak që do të flasë me presidentin Trump rreth këtyre çështjeve dhe do t’i jap atij këshilla të zgjuara. Pra, mendoj se është lëvizja e duhur."

Zgjedhja e Navarro, që shpesh quhet "konservator i ashpër," mund të mos jetë ajo që do të donin homologët kinezë:

"Si Kina edhe Shtetet e Bashkuara ndajnë interesa të përbashkëta dhe bashkëpunimi është zgjedhja më e mirë për të dyja vendet."

Kandidati Trump ka folur ashpër dhe shpesh ka fajësuar Kinën për humbjen e vendeve të punës në Amerikë dhe për deficitin e madh tregëtar. Emërimi i Navarros në krye të Këshillit Kombëtar të Tregëtisë mund të sinjalizoj një ndryshim në mënyrën sesi të dyja vendet do të bëjnë biznes në të ardhmen.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG