Lidhje

Presidenti Trump nënshkruan ligjin për kujdesin shëndetësor të veteranëve


Presidenti Donald Trump nënshkroi ligjin e ri që zgjeron programin në mbështetje të skemës së kujdesit shëndetësor për veteranët ushtarakë amerikanë.

Për këtë qëllim, legjislacioni i ri parashikon fonde prej 2.1 miliardë dollarësh që do t’i shtohen buxhetit të Departamentit të Çështjeve të Veteranëve.

Programi shëndetësor u mundëson veteranëve ushtarakë të vizitohen edhe në doktorë privatë, pa patur nevojë të presin radhët e gjata të pritjes për të marrë kujdes shëndetësor.

Një tjetër fond prej 1.8 miliardë dollarësh do t’i mundësojë Departamentit të Veteranëve gjithashtu të marrë me qera 28 qendra kryesore mjekësore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG