Lidhje

Donald Trump ngjall sërish debate


Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka ndezur sot sërish debate pasi sugjeroi gjatë një interviste se puna e bërë prej tij për të krijuar mijëra vende pune është një sakrificë, e krahasueshme me humbjen e jetës gjatë luftimeve në Irak të një ushtari amerikan mysliman.

Khizr Khan, babai i ushtarakut të rënë, Kapitenit Humayun Khan, i tha rrjetit CNN se zoti Trump është “plotësisht i papërshtatshëm për të udhëhequr këtë vend”.

Gjatë intervistës së tij për rrjetin ABC News, kandidati Trump u shpreh se mendon që ka bërë sakrifica të shumta dhe se ka punuar shumë për të punësuar mijëra njerëz, për t’i arsimuar ata, etj.

XS
SM
MD
LG