Lidhje

Një takim Trump-Kim, do të kërkonte lëshime të konsiderueshme


Megjithëse Presidenti Donald Trump ka shprehur dëshirën për t’u takuar me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un, ky takim duket thuajse e pamundur të ndodhë së shpejti, ndërsa asnjëra nga palët nuk është e përgatitur të ofrojë lëshimet e nevojshme për një takim të një niveli të tillë të lartë.

Kur zoti Trump tha dje se ndjehet “i nderuar” të takohet me udhëheqësin e ri koreanoveriror, në një intervistë në televizionin Bloomberg News, ai po ashtu paralajmëroi se “do të takohej me të nën rrethanat e duhura.”

Sekretari i Shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, më vonë sqaroi se “tani për tani nuk janë krijuar kushtet për takimin.”

Pas ofertës së kushtëzuar të Presidentit Trump për dialog me udhëheqësin koreanoverior, Shtetet e Bashkuara dërguan sot dy bombardues supersonikë të tipit B-1B pranë kufirit mes dy Koreve, për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta amerikane me Korenë e Jugut.

Duke reaguar për manovrat, agjencia zytare e lajmeve e Koresë së Veriut tha se Shtetet e Bashkuara janë duke e çuar gjendjen në gadishullin korean në pragun e një lufte bërthamore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG