Lidhje

Trump, përgjigje kritikave të senatorit republikan Romney


Presidenti Donald Trump iu përgjigj kritikave të ashpra të senatorit të zgjedhur republikan, Mitt Romney, duke thënë se do të donte që zoti Romney të përqëndrohej në sigurinë e kufirit dhe në shumë gjëra të tjera ku mund të jetë i dobishëm.

Mitt Romney, senator i ardhshëm i shtetit Juta dhe ish kandidat presidencial i republikanëve në zgjedhjet e 2012-s, vuri në shënjestër politikat dhe karakterin e Presidentit Trump në një shkrim për gazetën Washington Post. Zoti Romney shkruante se Presidenti Trump “nuk ka arritur të ngrihet në nivelin e postit që mban”.

Presidenti Trump u përgjigj sot me një koment në Twitter, ku mes të tjerash thoshte se ai arriti një fitore të madhe në zgjedhje, ndryshe nga kandidati Romney që nuk fitoi. “Bëhuni një pjestar i ekipit dhe fitoni!'' e këshillonte Presidenti Trump senatorin e zgjedhur.

Në shkrimin e tij të së martës, zoti Romney kritikonte politikat dhe karakterin e Presidentit Donald Trump. Ai shkruante se mangësia më e dukshme e zotit Trump ka qenë në rolin e tij udhëheqës si president dhe në cilësitë e karakterit.

Menaxheri i fushatës Trump, Brad Parscale, e akuzoi zotin Romney për xhelozi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG