Lidhje

Presidenti Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për naftësjellësin


Presidenti Donald Trump të martën nënshkroi urdhërin ekzekutiv që do të lejojë avancimin e ndërtimit të dy tubacioneve të naftës në Shtetet e Bashkuara. Me këtë urdhër presidencial, zhbëhet një urdhër ekzekutiv i Presidentit Obama.

Zoti Trump e nënshkroi urdhërin ekzekutiv që kërkon zhvillimin e negociatave të reja, që do të lejonin ndërtimin e tubacionit Keystone XL, që është projektuar të sjellë naftën e papërpunuar nga Kandaja për në rafineritë amerikane pranë Gjirit të Meksikës, si dhe tubacionin e Dakotës, për transportimin e naftës nga shteti Dakotës së Veriut, për në shtetin e Illinoit.

Pas një studimi të gjatë, ish presidenti Obama e hodhi poshtë projektin e tubacionit Keystone në vitin 2015, për shkak të shqetësimeve të ndotjes së mjedisit. Në fund të vitit të kaluar Korpusi i Inxhinierëve të ushtrisë amerikane e bllokoi projektin që kalon nga Dakota dhe thanë se do të kërkonin rrugë alternative, pasi fiset indigjene Sioux dhe përkrahësit e tyre thanë se projekti rrezikonte ndotjen e ujit të pijshëm dhe qendrat kulturorëve të banorëve indianë të Amerikës.

Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara do ta rinegociojnë projekti Keystone me zyrtarët kanadezë dhe në se ata janë dakord “mund ta ndërtojmë tubacioni, që krijon rreth 28 mijë vende pune në ndërtim,”- tha ai.

Zoti Trump po ashtu nënshkroi një urdhër, i cili kërkon që materialet që do të përdoren për tubacionet të ndërtohen në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG