Lidhje

Presidenti Trump do të takohet me presidentin Putin javën e ardhshme


trump putin

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet për herë të parë kokë me kokë me presidentin rus, Vladimir Putin, në takimin e Grupit 20-të javën e ardhshme në Hamburg të Gjermanisë, tha Këshilltari për Siguri Kombëtare H.R. McMaster.

Ai nuk tha në takimin me gazetarë të enjten në Shtëpinë e Bardhë, nëse të dy udhëheqësit do të diskutojnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, kur të takohen në margjinat e takimit.

"Nuk ka një agjendë të caktuar", tha McMaster, duke shtuar se "varet çfarë duan të bisedojnë presidentët".

Takimi ndodhë mes hetimeve mbi pretendimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje nëpërmjet veprimeve që përfshijnë sulme kibernetike dhe fushata të keqinformimit.

Agjencitë amerikane të zbulimit kanë përfunduar se Rusia ishte angazhuar në një ndërhyrje të gjerë me synimin që të ndihmojë zotin Trump të hyjë në Shtëpinë e Bardhë. Javën e kaluar shefi i Sigurimit të Brendshëm, Jeh Johnson dhe zyrtarë të tjerë të Shteteve të Bashkuara konfirmuan ndërhyrjen ruse, por në dëshminë e tij në Capitol Hill, tha se nuk ka prova që Moska ishte në gjendje të ndryshojë votat.

Presidenti rus, Putin, ka hedhur poshtë pohimet për ndërhyrjen qeveritare ruse në sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara. Ai ka thënë, megjithatë se, hakerët "patriotik" mund të kenë kryer sulme.

Disa zyrtarë të administratës së presidentit Trump duan që Shtetet e Bashkuara të jenë të kujdesshme me Rusinë derisa po zhvillohen hetimet, por presidenti Trump dhe të tjerë në administratën e tij, janë të etur të takojnë presidentin Putin dhe janë angazhuar në organizimin e një takimi tipik dypalësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG