Lidhje

Bisedë telefonike Trump-Putin


Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin sot kanë në plan të zhvillojnë një bisedë telefonike, e para që kur Rusia dënoi sulmin ushtarak amerikan në Siri muajin e kaluar.

Telefonatën e konfirmuan si Shtëpia e Bardhë, edhe Kremlini, por pa dhënë hollësi lidhur me çështjet që do të diskutohen.

Të dy udhëheqësit pritet të disktutojnë për luftën civile në Siri dhe mbështetjen e vazhdueshme të presidenti rus Putin për presidentin sirian Bashar Assad.

Biseda e sotme telefonike do të jetë e treta mes dy presidentëve, që kur zoti Trump fitoi zgjedhjet presidenciale. Muajin e kaluar ata biseduan në telefon pas sulmit terrorist në Shën Petersburg të Rusisë dhe një javë pas inaugurimit të Presidentit Trump në janar.

Gjatë fushatës së tij elektorale, zoti Trump shprehu shpresën se ai dhe zoti Putin do të bashkëpunojnë për të luftuar terrorizmin. Por, muajin e kaluar, zoti Trump tha se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë mund të jenë “në nivelin më të ulët që kanë qenë ndonjëherë”.

Ndërkohë, FBI-ja dhe një komision hetimor i Kongresit vazhdojnë të hetojnë lidhur me kontaktet e zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me Rusinë dhe ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG