Lidhje

Anketa: Trump, Putin, nuk janë shumë popullorë


As presidenti Donald Trump as homologu i tij Vladimir Putin nuk janë shumë popullorë në botë, por një anketë e re e Qendrës së Studimeve "Pew" arrin në përfundimin se publiku në vende të ndryshme të botës ka më shumë besim tek udhëheqësi rus përsa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Megjithëse besimi tek mënyra se si bën politikë të jashtme zoti Putin është e ulët.në përgjithësi, në shumë vende ai gëzon më shumë besueshmëri se sa Preisdenti amerikan Donald Trump”, - thuhej në sondazhin e fundit të kësaj organizate, që përqendrohej tek perceptimi global i Rusisë.

Nga 36 vendet e anketuara, përfshirë Gjermaninë, Meksikën, Korenë e Jugut dhe Japoninë, Pew tha se 22 thanë se kishin më shumë besim tek zoti Putin. 13 vende,mes së cilave Australia, Kanadaja, Britania, India dhe Polonia, thanë se kishin shumë besim tek zoti Trump.

Tanzanezët ishin të ndarë në mënyrë të barabartë në mendimet për secilin nga presidentët. Ndërsa në Kinë nuk ishte bërë sondazh.

Në Shtetet e Bashkuara, Pew tha se 53 për qind e amerikanëve kishin besim tek zoti Trump krahasuar me 23 për qind që kishin besim tek zoti Putin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG