Lidhje

Administrata Trump dhe sanksionet ndaj Rusisë


Gazetat "Washington Post" dhe "New York Times" njoftojnë se këshilltari për sigurinë i presidentit Donald Trump, Michael Flynn ka diskutuar me ambasadorin e Rusisë në Shtetet e Bashkuara rreth sanksioneve amerikane, pavarësisht nga mohimet e administratës Trump se kjo temë ishte pjesë e bisedimeve.

Nëntë persona të paidentifikuar, që gazetat thonë se janë zyrtarë aktualë dhe të kaluar të administratës i thanë "Washington Postit" se zoti Flynn dhe ambasadori rus Sergey Kislyak, diskutuan në mënyrë të qartë mbi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga administrata e ish-presidentit Obama, pas skandalit të ndërhyrjes kibernetike ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Zoti Flynn mohoi fillimisht të ketë bisedurar mbi sanksionet, por ai u tërhoq të enjten, duke thënë nëpërmjet një zëdhënësi se "ndërsa ai nuk e mbante mend nëse kishte diskutuar rreth sanksioneve, nuk e përjashton mundësinë që kjo temë të ketë dalë gjatë bisedës”.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG