Lidhje

Presidenti Trump sulmon NBC News për mbulimin e ndërhyrjes së Rusisë


Presidenti Donald Trump e nxiti edhe më shumë debatin lidhur me ndërhyrjen e Rusisë në zjedhjet presidenciale të nëntorit, me sulme ndaj televizionit NBC News dhe drejtorit të saj për politikën, Chuck Todd.

Në dy pastime në Twitter, të shtunën zoti Trump u tall me pamjen e zotit Todd, kritikoi rrjetin televiziv se nuk ka mbuluar sa ç’duhet pohimet e pavërtetuara se ish-Presidenti Barack Obama kishte urdhëruar përgjimin e fushatës së tij dhe i bëri thirrje NBC-së të ndërpriste pasqyrimin e ndërhyrjes ruse në zgjedhje.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë dërgoi mesazhe të përziera të premten lidhur me ofertën e ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare Michael Flynn për të bashkëpunuar me hetimet e kongresit që po shqyrtojnë kontaktet mes këshilltarëve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë, në këmbim të imunitetit nga ndjekja penale.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer, u tha gazetarëve në konferencën e përditshme për shtyp se “nuk do t’i jepte këshillë ligjore as Mike Flynn-it dhe askujt tjetër” lidhur me pyetjen nëse duhet të dëshmojë para komisioneve të Kongresit.

Komenti i zotit Spicer binte ndesh me një postim në Twitter po të premten nga Presidenti Trump që binte dakord se zoti Flynn duhej të kërkonte imunitet për të dëshmuar në ato që ai i quajti fushata ngacmimesh të motivuara politikisht.

I pyetur nëse Shtëpia e Bardhë është e shqetësuar se Flynn ka informacion që mund të dëmtojë administratën e zotit Trump, zëdhënësi Spicer u përgjigj prerë: “Jo”.

Të enjten pati njoftime se zoti Flynn ishte në bisedime me komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit për Zbulimin, në përpjekje për të siguruar një premtim se do të kishte imunitet, por se askush nuk kishte rënë dakord me kushtet e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG