Lidhje

Trump: Maduro personalisht përgjegjës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump thotë se ai e konsideron personalisht përgjegjës Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, për shëndetin dhe mirëqenien e dy udhëheqësve opozitarë të kapur nga policia në mesin e natës. Ndërkohë u njoftua se dy gjykatës janë strehuar në rezidencën e ambasadorit të Kilit në Venezuelë.

Shtetet e Bashkuara denoncuan veprimet e regjimit diktatorial të Nicolas Maduros. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Kilit informoi nëpërmjet Twitter-it se dy gjykatës të emëruar nga Asambleja Kombëtare e opozitës venezueliane, po strehohen në rezidencën e ambasadorit të Kilit në Karakas, për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre.

Një ndër udhëheqësit kryesorë të opozitës ngriti pikëpyetje rreth preokupimit të zotit Maduro për vendin.

“Në një situatë kur ka uri, ku po e çojnë Venezuelën me ushtarë? Të shpërthejë? A doni që të shkojë Venezuela drejt shpërthimit? Jo, ne venezuelianët nuk dëshirojmë shpërthimin. Ka ende kohë për ta ndalur këtë çmenduri, që nuk po ndalet nga radikalët. Radikalizmi vetëm përshpejton gjërat”, tha udhëheqësi opozitar, Henrique Capriles.

Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione zotit Maduro për krijimin e paligjshëm të një asambleje që do të rishkruajë kushtetutën.

Gjatë dhunës dhe protestave pro dhe kundër asamblesë, u vranë të paktën 10 persona, duke e çuar në mbi 120 numrin e personave të vrarë gjatë katër muajve të fundit.

Për telashet e vendit, zoti Maduro fajëson imperializmin amerikan dhe mbështetësit e tij brenda Venezuelës. Ai e ka paralajmëruar Organizatën e Shteteve Amerikane që të mos ndërhyjë, pasi kjo do të çonte me siguri drejt luftës civile.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG