Lidhje

Trump shpreson të jetë i pranishëm fizikisht për fjalimin në OKB


Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpreson të jetë i pranishëm fizikisht kur të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, tha të enjten e dërguara e tij në OKB, ndërsa të gjithë udhëheqësit e tjerë të botës do të dërgojnë video për të shmangur udhëtimin në Nju Jork për shkak të pandemisë.

Asambleja e Përgjithshme këtë vit ishte planifikuar të merrte formën e kremitimit me rastin e 75 vjetorit të organizatës botërore, por Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres propozoi në muajin maj që udhëheqësit të dërgonin deklarata me video, për shkak të problemeve të mundshme të udhëtimit.

Asambleja e Përgjithshme me 193 anëtarë ra dakord javën e kaluar për masat e posaçme, të cilat lejojnë një ose dy përfaqësues të çdo vendi në Nju Jork që të jenë në sallë për fjalimet.

"Ne shpresojmë që Presidenti Trump të flasë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme. Ai do të jetë udhëheqësi vetëm i botës që do të flasë personalisht," tha ambasadorja amerikane në OKB, Kelly Craft për institutin studimor Meridian International.

"Natyrisht ne do të përqendrohemi në çështjet e të drejtave të njeriut, transparencën dhe përgjegjshmërinë," shtoi ajo.

Shtetet e Bashkuara janë tradicionalisht vendi i dytë pas Brazilit në radgën e fjalimeve që mbahen në Asamblenë e Përgjithshme, e cila këtë vit do të fillojë më 22 shtator.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG