Lidhje

Burimet: Kushner humbet të drejtën të njihet me informacionet tepër sekrete


Dhëndrri i presidentit Donald Trump, Jared Kushner, humbet të drejtën të njihet me informacionet më të vlefshme të agjencive të zbulimit, që i jepen përditë presidentit, gjatë të ashtuquajturit "Informimi Ditor i Presidentit". Ndryshimi pason masat e reja që po merr Shtëpia e Bardhë për të vendosur disiplinë më të madhe mbi ata që kanë qasje ndaj këtij informacioni, sipas dy zyrtarëve amerikanë, që janë në dijeni të çështjes.

Kushner, i cili për më se një vit, nuk ka arritur të pajiset me çertifikatë të plotë sigurie, ka disa javë që e ka humbur të drejtën të jetë i pranishëm në seancat me informacione tepër sekret, sipas burimeve.

Një zyrtar i tretë, i cili po ashtu foli në kushte anonimiteti, tha se Zv/prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, kohët e fundit i ka dhënë informacone të reja këshilltarit ligjor të Shtëpisë së Bardhë, Don McGahn që çuan në ngadalësim, ose ndërprerje të shqyrtimit të kërkesës së zotit Kushner për çertifikatë sigurie.

Hollësitë, se për çfarë infrmacioni bëhet fjalë, nuk dihen.

Po ashtu nuk është ende e qartë nëse pjesëmarrja e zoit Kushner në Informimin Ditor të Presidentit, e cila kërkon jo vetëm çertifikatën më të lartë të sigurisë, por edhe të drejtën për të parë informacionet sekrete që ruhen edhe më fortë, mund të lejohet përsëri në të ardhmen.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, i pyetur për reaguar lidhur me zotin Kushner, nuk ka kthyer ende përgjigje.

Avokati i zotit Kushner, Abbe Lowell, tha përmes një deklarate se "zoti Kushner ka bërë gjithshka varet prej tij në këtë proces".

"Sipas asaj që di unë, ka disa persona në nivelin e zotit Kushner të cilëve u është vonuar çertifikata e sigurisë. Nuk është e pazakontë për një administratë të re, që procesi të zgjasë kaq shumë, vonesat janë duke u shqyrtuar dhe nuk ka patur ndonjë shqetësim për kërkesën e zotit Kushner", sipas avokatit Lowell.

Dosja, që përmban Informimin Ditor të Presidentit, i shpërndahet vetëm një grupi të vogël zyrtarësh shumë të lartë. Ajo përmban analiza tepër sekret të informacioneve të zbuimit, informacione rreth operacioneve të fshehta të CIA-s dhe raportimet që bëjnë disa nga burimet më të fshehta të qevrisë ameriane, ose informacione që janë përcjellë nga shërbimet e zbulimit të vendeve aleate.

Problemet me çertifikatat e sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, dolën kërë muaj, kur u zbulua se Rob Porter, kishte punuar për një vit për presidentin, me çertifikatë të përkohshme, megjithëse ndaj tij kishte dy ankesa nga ish bashkëshortet për dhunë në familje. Porter i mohon akuzat.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG