Lidhje

Presidenti Trump do të lërë disa qindra trupa në Siri


Presidenti amerikan, Donald Trump tha se vendimi i tij për të lënë një numër të vogël trupash në Siri, nuk do të thotë një përmbysje të planit të tij për të tërhequr trupat nga vendi.

Zoti Trump foli me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë ku tha se kalifati i ISIS-it ka pësuar 100 për qind disfatë, por shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk ka ende njerëz të këqij që vendosin eksplozivë në trup dhe i shpërthejnë ato.

Presidenti Trump tha se ka mbetur një fraksion i vogël trupash duke iu referuar mbi 2 mijë trupave amerikane në Siri që po mbështesin forcat kurde që po luftojnë enklavën e fundit të Shtetit Islamik.

Zyrtarët e administratës thanë se Shtetet e Bashkuara do të lërë disa qindra trupa në Siri, ndërsa pjesën tjetër do ta tërheqë.

Në dhjetor, presidenti Trump duke parashikuar mposhtjen e ISIS-it në Siri, bëri një njoftim të papritur kur tha se të gjitha forcat amerikane do të tërhiqeshin nga Siria deri në fund të prillit. Njoftimi shkaktoi konfuzion tek aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara dhe zemëroi disa nga vetë aleatët e zotit Trump në Uashington.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG