Lidhje

Trump: Përparim dhe shpresë me Korenë e Veriut


Presidenti Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë premtuar asnjë lëshim para takimit të planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ndërkohë që Pheniani sapo ka njoftuar se ka reduktuar programin e tij bërthamor.

Presidenti amerikan postoi në Twitter një koment ku thotë: “Ne nuk kemi hequr dorë nga asnjë prej kërkesave tona, ndërkohë që ata kanë rënë dakord për çmilitarizmin bërthamor (një gjë e mrekullueshme për botën), për mbylljen e objekteve dhe ndalimin e provave!”

Por presidenti pohon se është ende i paqartë rezultati i takimit të tij me udhëheqësin koreano-verior që mendohet se do të zhvillohet në fund të majit apo në fillim të qershorit.

Pheniani ende nuk ka rënë dakord të eliminojë arsenalin e tij bërthamor dhe nuk është deklaruar për çmilitarizimin bërthamor të gadishullit korean.

"Kemi ende shumë punë deri në arritjen e zgjidhjes për Korenë e Veriut, ndoshta çdo gjë do të funksionojë, ndoshta jo. Do ta shohim. Por puna që po bëj tani duhet të ishte bërë me kohë,” tha presidenti.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG