Lidhje

Trump, diplomaci me Twitter


Në fillim të kësaj jave, Donald Trump paralajmëroi në Twitter se do të tërhiqej nga përmirësimi i marrëdhënieve me qeverinë e Kubës, nëse Havana nuk i ofron Uashingtonit një “pakt më të favorshëm”.

Mesazhi ishte i shkurtër dhe i qartë. U deshën vetëm 138 gërma, për të shprehur një ndryshim të mundshëm masiv të politikës së jashtme amerikane ndaj vendit komunist. Mesazhi nuk shoqërohej nga ndonjë video ose informacion tjetër që të sqaronte se çdo të thoshte “pakt më i favorshëm”.

Nuk është hera e parë që zoti Trump ose këshilltarët e tij kanë paralajmëruar se do të kthejnë mbrapsht hapat që ka ndërmarrë Presidenti Barack Obama për afrimin me Kubën. Fushata e zotit Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kundërshtarit të Shteteve të Bashkuara.

Por ishte hera e parë që zoti Trump deklaronte një kthesë të rëndësishme në politikën e jashtme përmes Twitter-it, rrjeti i tij i preferuar social, që kur u zgjodh president.

Si kandidat për president, zoti Trump e transformoi politikën amerikane pjesërisht përmes përdorimit të debatueshëm të Twitterit. Ai postonte mesazhe eksplozive me 140 gërma, në çdo orë të ditës, që ndonjëherë ishin sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë dhe herë të tjera komente të papërpunuara për çështjet e debatueshme të ditës.

Përkrahësit e zotit Trump, e preferojnë këtë stil komunikimi të drejtpërdrejtë. Dhe zoti Trump e ka mbrojtur stilin e tij, duke argumentuar se qëndrimet e skajshme janë pjesë e mënyrës së tij të të negociuarit.

Por diplomatët thonë se ky lloj postimi i padisiplinuar mesazhesh, nëse vazhdon gjatë preisdencës, do të jetë një sfidë e pashembullt për ata përfaaqësuesit e politikës së jashtme, dhe mund të shkaktojnë keqkuptime ose edhe më keq.

"Kurrë më pare nuk jemi përballur me një skenar të tillë, të paktën jo në administratat ku kam shërbyer unë”, thotë Aaron David Miller, një negociator për çështjet e Lindjes së Mesme, për tre administrata.

Zoti Miller, zëvendës president i qendrës Wilson e quan sjelljen e zotit Trump gjatë fushatës, “të pashembullt”, megjithëse ai shton menjëherë se nuk është e sigurt se Presidenti Trump do të vazhdojë ta përdorë Twitterin njëlloj si kur ishte kandidat.

"Me të vërtetë nuk e dimë, thotë ai. Është një nga ato lloj situatash ku ka shumë të panjohura”.

Një nga problemet është natyra e Twitterit, që lejon vetëm postime shumë konçize.

"Me 140 gërma nuk mund të bësh një deklaratë të plotë dhe të qartë, thotë Kathleen Hall Jamieson, një eksperte e komunikimit politik dhe politikave publike në Universitetin e Pensilvanisë. Mund të shprehesh shkurt por nuk mund të bësh më shumë se aq”.

Komunkimi i mesazheve të rëndësishme të politikës së jashtme në Twitter, rrit rezikun që mesazhi të keqinterpretohet, thotë zonja Jamieson. Për këtë arsye, komunikimet presidenciale formulohen dhe rishikohen me kujdes, nga ata që kanë ekspertizën e duhur”.

"Ata kujdesen jo vetëm që të mesazhi të jetë i shprehur qartë, por edhe që të mos krijohen pa dashje keqkuptime pa dashje, kur përkthehet nga një gjuhë në tjetrën”.

Në fakt, Twitter nuk është një mjet që nuk është përdorur nga presidentë të tjerë. Presidenti Obama, i pari në që mori detyrën në Shtetet e Bashkuara në kohën e medias sociale, ka përdorur Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera.

Por llogaria e tij në Twitter, ashtu si edhe e shumë udhëheqësve të tjerë botërorë, përdoret nga personeli i tij dhe vetë presidenti rrallë boton deklarata personale.

Gjithashtu, mesazhet e tij kanë qenë kryesisht për çështje të brendshme, duke ia lënë përcjelljen e mesazheve të politikës së jashtme Departamentit të Shtetit dhe llogarive të medias sociale të lidhura me të.

Ron Christie, ish-këshilltar i Presidentit George W. Bush dhe ish-nënpresidentit Dick Cheney, thotë se zoti Trump duhet të ndjekë shembullin e zotit Obama, dhe të lërë personelin e tij të kujdesen për të postuar në llogaritë e mediave sociale.

Loja me “hiperbolizimin e së vërtetës”

Këshilltarët e zotit Trump nuk kanë dhënë ndonjë shenjë se ai do të fillojë ta zbusë retorikën, duke e konsideruar stilin e tij të komunikimit si diçka positive.

"Mendoj se një nga tiparet më pozitive të presidentit të zgjedhur është se ai nuk druhet ta shprehë mendimin e tij”, thotë drejtori i komunikimeve i ekipit të tranzicionit, Jason Miller.

"Kur ka diçka për të thënë, ai nuk druhet ta thotë”, shton ai.

Por zoti But Trump, që ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm si biznesmen, ka thënë se fakti që ai është i paparashikueshëm është gjithashtu diçka pozitive, duke shtuar se një nga instrumentat më të dobishëm kur bëhet fjalë për negociata, është “hiperbolizimi i vërtetë”.

"Unë manovroj me fantazitë e njerëzve”, shkruan ai në librin e vitit 1987 “Arti i marrëveshjeve”, ku ai shpjegon se si bën deklarata të ekzagjeruara, pjesërisht për të manipuluar shtypin dhe për t’i lënë rivalët e tij pezull.

A do të përpiqet zoti Trump t’i përdorë këto taktika në marrëdhëniet ndërkombëtare? Dhe a do të jetë Twitter pjesë e një taktike të tillë? Askush nuk e di këtë përveç vetë zotit Trump.

Dhe zoti Miller, ish-diplomati për çështjet e Lindjes së Mesme, thotë se është e kotë të bëhen spekullime për hapat e mëtejshme.

"Ndryshimi ndodh më 21 janar, thotë ai. Mund të analizosh sa të duash dhe të krijosh një ide se si do të jetë apo si do të sillet presidenti i zgjedhur, por prova përfundimtare nuk ka ardhur ende”.

XS
SM
MD
LG