Lidhje

Trump: guvernatorët nuk duhet t’i frikësohen lobimit pro armëve


Presidenti amerikan Donald Trump u tha guvernatorëve të hënën në Shtëpinë e Bardhë se nuk duhet të ndihen të frikësuar për t’iu kundërvënë Shoqatës Kombëtare të Armëve.

Komentet vijnë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse në Amerikë, ku u vra17 vetë në një shkollë në Florida.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale, Shoqata Kombëtare e Armëve, një lob i fuqishëm i armëve, mbështeti zotin Trump dhe shumë njerëz, edhe pse jo të gjithë, menduan se sugjerimet e zotit Trump pas ngjarjes në Florida, ishin rekomandime të kësaj shoqatZoti Trump tha të hënën se kohët e fundit kishte drekuar me zyrtarët e shoqatëPor ai sinjalizoi gjithashtu një gatishmëri për t'iu kundërvënë aleatëve të tij kur u tha guvernatorëve gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, në prani të gazetarëve, se në qoftë se Shoqata Kombëtare e Armëve nuk i mbështet idetë e tyre në kohë, ata nuk duhet të kenë frikë t'i kundërvihen asaj.

"Mos u shqetësoni për ta. Ata janë në anën tonë. Gjysma juaj janë të frikësuar nga Shoqata Kombëtare e Armëve. Nuk ka asgjë për të patur frikë. Dhe e dini çfarë, nëse nuk janë me ju, ne duhet t’u kundërvihemi herë pas here”, tha zoti Trump.

Shoqata Kombëtare e Armëve nuk ka komentuar ende lidhur me deklaratën e presidentit.Zoti Trump tha gjithashtu se autoritetet duhet të përmirësojnë sistemin e paralajmërimin të hershëm për njerëzit e dhunshëm.

Autoritetet kanë thënë se kishin marrë disa sinjale lidhur me sulmin e dhunshëm në shkollën e mesme në Florida përpara ngjarjes së 14 Shkurtit dhe se për të paktën një nga njoftimet dërguar Byrosë Federale të Hetimit nuk ishte bërë asgjë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG