Lidhje

Trump, i revoltuar për bastisjen e zyrave të avokatit


Presidenti Donald Trump thuhet se vazhdon të jetë i zemëruar pas bastisjes së zyrës dhe shtëpisë së avokatit të tij personal, për të gjetur prova lidhur me pagesën prej 130 mijë dollarësh ndaj një aktoreje filmash pornografikë, e cila ka thënë se ka patur marrëdhënie me zotin Trump.

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ngriti shqetësime lidhur me veprimet e avokatit Michael Cohen disa ditë para zgjedhjeve të vitit 2016, por ishte Zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein, që e bëri kërkesën zyrtare për bastisjen, i cili tani rrezikon të shkarkohet nga presidenti për këtë çështje.

Edhe në se Trump do ta shkarkonte zotin Mueller, një numër i madh ekspertësh ligjorë thonë se si do të duhej ta ndërmerrte këtë veprim përmes Zëvendës Prokurorit të Përgjithshëm Rosenstein, i cili mund të refuzojë t’i bindej urdhërit. Rod Rosenstein është personi që mori vendimin për bastisje ndaj avokatit të Presidentit, pasi Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions u tërhoq që në fillim nga hetimi për Rusinë.

Presidenti nuk e ka falur kurrë zotin Sessions që u tërhoq nga hetimi, duke thënë se ai “bëri një gabim të tmerrshëm”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG