Lidhje

Trump arrin numrin e delegatëve për emërimin


Donald Trump
Donald Trump

Miliarderi Donald Trump arriti zyrtarisht emërimin e Partisë Republikane, sipas një përllogaritjeje të numrit të delegatëve nga agjencia e lajmeve Associated Press.

Rivalët e tij të fundit u larguan nga gara republikane në fillim të majit dhe Associated Press thotë se 69-vjeçari Trump e ka të siguruar shumicën prej 1,237 delegatësh që i duhen në kuvendin e partisë në muajin korrik, ku ai do të marrë emërimin zyrtar.

Kur hyri në garën presidenciale në korrik 2015, shanset e zotit Trump dukeshin fare të vogla në krahasim me ato të rivalëve të shumtë në garë.

Deri më sot, as republikanët dhe as demokratët nuk kanë emëruar ndonjëherë dikë që nuk ka qenë zyrtar ose ish zyrtar i zgjedhur, përveç vitit 1952, kur presidencën e fitoi ish gjenerali Dwight Eisenhower, hero i Luftës së Dytë Botërore.

Një numër republikanësh të njohur, të cilët më parë mbështesnin kandidatë të tjerë, tani kanë në përkrahje të zotit Trump. Por republikanë të tjerë po aq të njohur, si Mitt Romney, kanë refuzuar.

XS
SM
MD
LG