Lidhje

Presidenti Trump në Havai


Mes tensioneve në Gadishullin Korean, Presidenti Donald Trump u njoh me të dhëna sekrete nga Komanda Ushtarake Amerikane e Paqësorit.

Avioni presidencial “Air Force On” u ul në bazën ajrore Hickham në ishullin Oahu ku presidenti dhe zonja e parë Melania Trump u pritën me një mirëseardhje tradicionale nga Havai.

Pas pritjes tradicionale Presidenti Trump shkoi në Korpusin e Marinës ku ka selinë Komanda e Paqësorit që është komanda amerikane më e madhe luftarake e unifikuar. Më pas, presidenti dhe bashkëshortja e tij shkuan në “Pearl Harbor” për të vënë një kurorë me lule në memorialin për luftanijen “USS Arizona” e cila u fundos me 7 dhjetor të vitit 1941 pas sulmit japonez që tërhoqi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore.

Presidenti po ashtu hodhi petale lulesh në ujërat sipër luftanijes së fundosur. Para se të mbërrijë në Filipine, udhëtimi 13 ditor do ta çojë Presidentin Trumë në Japoni, Korenë e Jugut dhe Vietnam, udhëtimi i tij më i gjatë në këtë post.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG