Lidhje

Trupat amerikane, stërvitje në Poloni


Trupat parashutiste të këmbësorisë amerikane po fillojnë stërvitjet e përbashkëta me homologët e tyre në Poloni si pjesë e asaj që Pentagoni thotë se është një "shprehje konkrete" e angazhimit të SHBA në Evropë.

Uashingtoni po dërgon gjithsej rreth 600 trupa në Poloni dhe në tre shtetet baltike në përgjigje të tensioneve në Ukrainë.

Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby nuk e mohoi se ky hap është rezultat i asaj që ai e quajti "agresion i Rusisë në Ukrainë."

"Nëse ka një mesazh për Moskën, tha ai, ky është pikërisht mesazhi se ne i marrim detyrimet tona në Evropës shumë seriozisht."

Nënadmirali Kirby tha se 150 trupa parashutiste të vendosura në Itali do të mbërrinin sot në Poloni. Ai tha se një tjetër kontingjent prej 450 trupash do të vendoset në Letoni, Estoni dhe Lituani.

Maonovrat e përbashkëta do të zgjasin rreth një muaj. Nënadmirali tha se dërgimi i trupave në terren është më shumë se një gjest simbolik. Ai bëri thirrje që Rusia të heqë forcat e saj nga kufiri me Ukrainën dhe të respektojë sovranitetin e saj.
XS
SM
MD
LG