Lidhje

Tsarnaev, fajtor për sulmin në Maratonën e Bostonit


Një juri federale në SHBA shpalli fajtor Dzhokhar Tsarnaevin, personin e akuzuar për shpërthimet në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Nga sulmi terrorist u vranëtre persona dhe u plagosën më shumë se 260.

Juria tani do të vendosë nëse ish-studenti 21-vjeçar duhet të dënohet me vdekje apo do të vuajë burgim të përjetshëm.

Shpallja fajtor e Tsarnaevit pritej gjerësisht, duke patur parasysh pohimin e pazakontë të avokatit të tij mbrojtës se Tsarnaevi ishte pjesmarrës në shpërthimet.

Por avokati argumentoi gjithashtu se vëllai më i madh i Tsarnaev-it, Tamerlan, ishte personi që organizoi sulmin dhe që pastaj rekrutoi vëllanë e tij 19-vjeçar për ta ndihmuar.

XS
SM
MD
LG