Lidhje

Tsipras: Presim marrëveshje të re për borxhin


Kryeministri grek Alexis Tsipras thotë se një marrëveshje me kreditorët për shlyerjen e borxhit të Greqisë mund të arrihet së shpejti. Athina nuk i ka mundësitë financiare për të bërë një sërë pagesash të cilave po u vjen afati. Alexis Tsipras i bëri komentet pas takimit me zyrtarë të lartë të BE-së dhe të Eurozonës mbrëmë në Bruksel, një takim i cili përfunddoi pa marrëveshje.

"Kam besimin se në ditët e ardhshme do të jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje, por duhet t’i përfundojmë diskutimet me një pikëpamje realiste. Jam optimist se edhe Komisioni Evropian këtë synim ka.”

Kryeministri grek u tha gazetarëve të mos shqëtësohen për pagesën prej 336 millionë dollarësh që Greqia duhet t’i bëjë të premten FMN-së.

Greqia duhet t’i shlyejë Fondit Monetar Ndërkombëtar 1,8 miliardë dollarë me katër pagesa në dy javët e ardhshme.

Prej katër muajsh Athina po negocion me kreditorët lidhur me reformat buxhetore që duhet të kryejë, në mënyrë që marrë huanë prej 8,1 miliardë dollarësh, që ka mbetur në fondin e ndihmës të miratuar për këtë vend.

Në Athinë, një ligjvënësi i Partisë Syriza, Costas Lapavitsas tha sot se është pesimist për negociatat e Greqisë me huadhënësit.

"Duhet të zhvillohet që sot një debat brenda vendit, si dhe në radhët e partisë, sepse sipas meje, strategjisë së heqjes së masave të ashpra ekonomike, duke qëndruar brenda Eurozonës për t’i mbajtur premtimin popullit grek, i ka ardhur fundi. Qëndrimi i huadhënësve tregon se kjo do të jetë shumë e vështirë të arrihet nga ne.”

Një zyrtar në Komisionin Evropian tha se kryeministri grek Alexis Tsipras do të takohet përsëri me Presidentin e Komisionit Evropian European Jean-Claude Juncker dhe me presidentin e Eurogrupit Jeroen Dijsselbloem për të diskutuar mbi krizën e borxhit grek.

"Në këtë marrëveshje gjithpërfshirëse duhte të ketë një ekuilibër në të gjitha nivelet, në atë fiskal dhe social, në mënyrë që të arrihet përmirësimi i situatës ekonomike të Greqisë, duke sjellë shpejt rritje ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.”

Ndërkohë, në Athinë, banorët thonë se ndjenë zhgënjim që Bashkimi Evropian nuk po i lehtëson masat shtrënguese ndaj Greqisë, por ata shpresojnë për një rezultat pozitiv nga marrëveshja që pritet të arrihet.

XS
SM
MD
LG