Lidhje

Tsipras: Marr "përgjegjësi të plotë politike" për zjarret


Kryeministri grek, Alexis Tsipras tha të premten se ai merr përgjegjësinë politike për zjarret në Greqi që kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 87 vetëve këtë javë.

Në një takim të kabinetit të tij, zoti Tsipras tha se do “që të marrë para popullit të madh grek të gjithë përgjegjësinë politike për këtë tragjedi”, sepse në fjalët e tij “është detyra e kryeministrit dhe qeverisë të bëjë një gjë të tillë”.

Ai tha gjithashtu se vendi do të ndërmarrë me shpejtësi detyrën e identifikimit të shkeljeve në ndërtime, që besohet se kanë qenë faktor në pamundësinë e shumë viktimave për të shpëtuar. Ai përsëriti gjithashtu njoftime të tjera se besohet që zjarrvënia të ketë qenë e qëllimshme.

Ekspertët e mjekësisë ligjore vazhdojnë të përpiqen të identifikojnë dhjetra personat që humbën jetën në zjarret më vdekjeprurëse prej dekadash në vend.

Autoritetet thonë se procesi i identifikimit ka gjasa të marrë disa ditë të tjera për të përfunduar, sepse shumica e trupave ishin karbonizuar krejtësisht.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG