Lidhje

Tunizia miraton Kushtetutën e re


Asambleja kombëtare e Tunizisë ka miratuar një kushtetutë të re, tre vjet pas kryengritjes që solli Pranverën Arabe.

Ky është një moment historik, pasi përfaqëson një prej kushtetutave më përparimtare në botën arabe.

Miratimi i dokumentit dje u arrit pasi kryeministri Mehdi Jomaa emëroi një Kabinet të ri tranzitor për të lehtësuar krizën mes islamistëve dhe opozitës laike deri në zgjedhjet e reja këtë vit.

Kompromisi dhe përparimi në Tunizi dallon dukshëm nga tranzicionet e trazuara në Libi, Egjipt dhe Jemen, ku protestat dhe paqëndrueshmëria pasuan rrëzimin e udhëheqësve autokratë.

Kushtetuta e re tuniziane hap rrugën për ta shndërruar këtë vend të Afrikës veriore me 11 milionë banorë në një shtet demokratik me qeveri civile, me një kod ligjor që nuk bazohet tek ligji islamik.
XS
SM
MD
LG