Lidhje

Turqia ndalon 20 vetë për lidhje me ISIS


Policia turke ndaloi sot 20 vetë të dyshuar për lidhje me Shtetin Islamik, një javë para një takimi të nivelit të lartë të G20-ës, ku do të marrin pjesë udhëheqës botërorë, sipas njoftimeve të medias.

Ndalimet në provincën e Antalias ishin pjesë e një sërë operacionesh policie kundër të dyshuarve si anëtarë të Shtetit Islamik në gjithë Turqinë, një pikë kryesore tranziti për ekstremistët që shkojnë më pas në Sirinë fqinje.

Policia lokale nuk pranoi të bënte komente por pamjet e transmetuara nga televizioni DHA tregonin oficerë policie që shoqëronin të dyshuar në pranga për në stacionin e policisë në Antalia.

XS
SM
MD
LG