Dy rajone, njëri në veri të Shqipërisë dhe tjetri në jug po bashkëpunojnë për të nxitur turizmin natyror dhe kulturor. Projekti i përbashkët mes Kelmendit në Malësinë e Madhe dhe Përmetit në Qarkun e Gjirokastrës synon përmirësimin e ekonomisë së banorëve përmes shfrytëzimit të burimeve të këtyre zonave.